Lëpjetë me qepë të skuqura

spot_img

Për 4-5 persona duhen :

lëpjetë 1 kg,

vaj 4-5 lugë gjelle,

qepë 2 kokrra,

hudhra 4-5 thelpinj,

kripë, piper.

Lëpjeta pastrohet nga gjethet e dëmtuara, lahet me ujë të bollshëm duke e ndërruar 2-3 herë dhe hidhet në ujë të vluar me kripë ku zien për 5-7 minuta. Pastaj kullohet dhe pritet.

Në tigan me yndyrë skuqen qepë të njoma të grira hollë, shtohet lëpjeta, hudhra të shtypura, kripë e piper, përzihen mirë dhe lihen në zjarr 2-3 minuta të tjera. Lëpjetë me qepë mund të nxirret si gjellë e veçantë ose si garniturë me gjellë me mish. Gjithashtu lëpjetë me qepë shkon mirë dhe me vezë. Në këtë rast lëpjeta e gatshme vendoset nëpër pjata dhe sipër vihen vezë syza të skuqura në çast. Gjatë vendosjes në pjata lëpjeta spërkatet në lëng limoni ose limontoz të tretur në ujë.

 

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles