Përbërësit
PERBERESIT PER BRUMIN:
- 3 vezë
- 1 filxhan qumësht
- 1/2 filxhan vaj
- pak kripë
- miell
PERBERESIT PER MBUSHJEN:
- 500 gr mish i bluar
- 300 ml Salce domate
- Krip,piper i zi,piper i kuq,vegete, rigon
- 50 ml vaj
- 500 gr djath kaçkavall
PERBERESIT PER SALCEN BESHAMEL:
- 500 ml qumësht
- 2 luge miell
- Krip,piper i zi,vegete
- 150 gr margarinë
Hapat
- Tunden vezet me qumshtin ,vajin dhe kripen dhe i shtohet mielli deisa te behet nje brum i trashe sa mund te behet pete. Nga ky brum ndahen tre toptha nga te cilet me hollues ne tavolinen e punes e rrisim ne madhesi te tepsise qe mund te jete edhe e rrumbullaket.
- Per mbushjen mirret mishi dhe kaverdiset mire ne yndyre dhe i shtohet melmesat te gjitha dhe ne fund i shtohet salca e domateve,pasi e merr edhe nje vale largohet nga zjarri.
- Per salcen beshamel qitet ne nje tigan margarina dhe pasi te shkrihet mire qitet mielli dhe perzihet derisa te ndryshoj ngjyren pak dhe ne fund i shtohet mielli duke e perzier vazhdimisht.
- Pastaj ner fund fare i shtohen melmesat .
- Pasi trashet pak e largojme nga zjarri.Pasi i kemi bere topthat nga brumi i hapim ne peta ne madhesi te tepsise dhe ne tepsine e lyer me vaj e qesim peten e pare.Pastaj qesim mbi pete nga mbushja me mish dhe permbi grijme kackavall ne rende dhe pastaj nga salaca beshamel,pastaj peta e dyte e mbi te mbushja me mish,kackavalli e pastaj salca beshamel e keshtu te tria petet mbulohen me mish dhe salce derisa te hargjohet masa vetemse duhet qe shtresa e fundit te jete me mish dhe salce.
- Ne fund fare e qesim nje sasi me te madhe te kackavallit dhe e fusim ne furre te nxehte 200 grade per 30 minuta.