TIRANË, 27 korrik /ATSH/ – “Kushdo që ka qenë në Shqipëri, e mban këtë vend gjithmonë në zemër…”.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë theksoi sot se, “në serinë “Postim nga Postet”, Ministria e Jashtme gjermane hedh vështrimin në vende të ndryshme të botës duke përcjellë pikëpamje të punonjësve në ambasadat gjermane”.
“Dje u raportua mbi Shqipërinë! Sepse një koleg nga ambasada gjermane në Tiranë u kthye disa ditë më parë në Berlin me një valixhe plot përvoja pozitive dhe fotografi të bukura nga Shqipëria”, thekson ambasada gjermane.
“Shqipëria” – vendi i shqiponjave, siç vendi quhet në gjuhën vendase, ka qenë për 3 vitet e fundit shtëpia e kolegut tonë më të ri në ekipin e shtypit, i cili sapo ka mbërritur në Berlin. Kohë e mjaftueshme për të zbuluar këtë vend plot larmi dhe kontraste. Përveç kryeqytetit hiper-urban “Tirona”, në të cilin jeton rreth një e treta e popullsisë vendase, jugu i vendit tërheq me plazhe të bukura ndërsa veriu me zonat e thella malore. Historikisht, Shqipëria ka qenë një vazo e shkrirjes së kulturave dhe ndikimeve të ndryshme dhe sot është një shembull i tolerancës ndërfetare”, nënvizon ambasada gjermane.