Kurabije (Kourabiedes)

spot_img

Kurabije (Kourabiedes)Përbërësit për kurabiet:
– 800gr miell
– 450gr gjalpë pa kripë
-150gr sheqer pluhur + për spërkatje
-2 të verdha vezësh
-1 bustinë vanilje
-1 lugë të vogël pluhur pjekës
– Pak kripë
-100gr bajame të pjekura dhe të thërrmuara .

Pergatitja:
Rrahim gjalpin me ndihmën e një mikseri kuzhine për 10-15 minuta derisa të formohet një masë krejtësisht kremoze.

Shtojmë sheqerin pluhur dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 5 minuta të tjera derisa të dy përbërësit të homogjenizohen mirë me njeri tjetrin.

Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve derisa të bashkohen mirë, vaniljen dhe së fundi uzon duke vazhduar përzierjen me lugë druri.

Në një enë tjetër sitim miellin, shtojmë pluhurin pjekës dhe pak kripë duke i përzierë mirë.

Këtë përbërje ia shtojmë kremit të gjalpit ngadalë duke e përzierë nga poshtë lartë derisa të formohet një brumë i butë (shtojmë akoma miell nëse është e nevojshme).

Së fundi, shtojmë edhe copëzat e bajameve gjithmonë duke e përzierë brumin.

I japim kurabijeve formën e dëshiruar: sfera, gjysmëhëne etj, duke i vendosur në tavë të shtruar me letër furre.

I pjekim në furrë të parangrohur në 150°C për 30-35 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe, por jo të errësohen shumë.

I lëmë të ftohen për rreth 10 minuta në temperaturë ambienti dhe më pas i kalojmë në sheqer pluhur.

Këshillë: Kurabiet mund të ruhen deri në 1 muaj në një enë alumini të mbyllur me kapak dhe të vendosur në një vend të freskët.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles