Janë dy lloje problemesh kryesore me tiroiden: Hipertiroidizmi dhe Hipotiroidizmi. Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm. Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë AgroWeb.org këshillon të kontrolloni tiroiden.
Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme. Më poshtë lexoni nga AgroWeb.org një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin.
Përbërësit
2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta
1 filxhan çaji me ujë të nxehtë
Mjaltë
Mënyra e përgatitjes
Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë
Lereini për 5-10 minuta
Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar
Pijeni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.
Vetitë e Hithrës
Hithra është e njohur për vetitë e saj. Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesisht si vitamina A, Vitamina B6, kalçium, hekur, magnez dhe jod. Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin.
Top Channel