Kukës/ 300 vizitorë shijuan këtë fundjavë mrekullinë e Shtegut të Ngjyrave

spot_img

TIRANË, 28 qershor /ATSH – I. Vata/ Shtegu i Ngjyrave në Kukës u vizitua nga 300 vizitorë këtë fundjavë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici i cili fton qytetarët të vizitojnë Shtegun e Ngjyrave dhe bjeshkët e Kukësit.

“Mbi 300 vizitorë e shijuan këtë mrekulli përrallore këtë fundjavë që lamë pas, në destinacionin më të ri turistik në Shtegun e Ngjyrave. Eja në Kukësin tonë të bukur”, shprehet Gjici, ndërsa kujton se më 11 korrik do të jetë një superorganizim festiv me rastin e Ditës së Bjeshkëve të Bushtricës.

Shtegu i Ngjyrave pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik është destinacioni më të preferuara të turizmit malorë. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Shtegu me ngjyra është pjesë e kurorës së bjeshkëve të Kukësit që i shton bukurinë vezulluese ylberit të natyrës mahnitëse të Kukësit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles