Perberesit per 4 persona
-1/2kg patate
-200gr spinaq te fresket (ose 100gr te ngrire)
-100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kackavall)
-2 veze
-4-5 luge galete (buke te thate te therrmuar)
-2-3 luge fara susami te shtypura
-vaj luledielli per skuqje
-kripe
-piper
Lajme mire patatet me gjithe lekure dhe i ziejme ne uje me kripe per 20-25 minuta derisa te zbuten plotesisht (beni proven e pirunit). I kullojme, i qerojme, dhe akoma te nxehta i kalojme ne shtypesen e patateve derisa ti reduktojme ne purè.
Ziejme spinaqin per rreth 5 minuta ne uje pa kripe, e shtrydhim mire dhe e presim shume holle. Pas kesaj, eleminojme te gjithe ujin qe ka thithur duke e vendosur ne nje tigan ne zjarr mesatar per 1-2 minuta.
Ne nje ene te madhe, bashkojme purene e patateve me spinaqin, shtojme 1 veze, djathin parmixhano te grire, pak kripe e piper dhe i perziejme te gjitha bashke derisa masa te homogjenizohet. Nese e gjithe perberja rezulton shume e ujeshme, shtojme pak galete.
Me brumin e perftuar, formojme sfera te vogla sa nje arre, i kalojme ne vezen tjeter te rrahur dhe me pas ne galeten e bashkuar me farat e susamit te shtypura.
I skuqim kroketat ne vaj shume te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte dhe i vendosim ne nje pjate te shtruar me letra thithese ne menyre qe te thithin vajin e tepert.