Përbërësit:
-1kg patate
-1 filxhan qaji miell
-2 kokrra vezë
-3lugë gjelle kaçkavall I ngrirë
-2lugë gjelle gjalpë
-2filxhan kafeje qumësht
-Kripë,piper,majdanoz
-1filxhan qaji galetë
-1kokërr vezë
-2filxhana kafeje vaj.
Përgatitja:
Patatet e paqëruara lahen dhe I ziejmë në ujë të vluar me kripë dhe të nxehta bëhen pure.
Purja e nxehtë hidhet në tavë, hapet një vend në mes ku hidhen vezët, gjalpi,kripa,piperi,majdanozi I grirë dhe miell.
Masa punohet lehtë duke përgatitur një brumë të shkriftë joelastik. Brumi duhet të jetë më I butë se I byrekut., po të jetë I fortë, zbutet me pak qumësht. Pastaj merret nga brumi pak masë pjesë, pjesës I jepet formë cilindrike, priten 3 ose 4 herë pastaj iu jepet në fillim formë e rrumbullakët, sa një kokërr arrë mesatare. Këto kalohen në miell, vezën a lagur me pak ujë dhe skuqen.
Në fund vendosen në pjatë dhe zbukurohen me degë majdanozi.