Ky është një krem që mund t’a përdorni për në brendësi të pandispanjës, ose lyerjen sipër tortës. Këtë krem mund t’a përdorni për zupen Inglese që është një ëmbëlsirë shumë e veçantë.
1 liter qumësht i freskët (nga ai që mund të përdoret vetëm për disa ditë dhe jo që duron për muaj)
4 vezë
5 lugë gjellë sheqer
1 1/2 lugë miell
dy paketa te vogla me vanilje ose dy shkopa veniljeje. Besoj se një paketë është gjysëm luge e vogël.
Në fillim perzieni të verdhat e vezëve me sheqerin. Deri sa të formohet një masë homogjene dhe të duket më e zbardhur. Pastaj ngadalë hidhet mielli i përzier me vaniljen. Krijohet një masë pak e trashë. Qumështi duhet të jetë i vakët. Në fakt është gati i ftohtë. Duhet t’a ngrohesh shumë pak aq sa të mos ketë freskinë e frigoriferit. Masës së trashe i hidhet dalëngadale qumështi duke bërë kujdes që të mos krijohen kokrra. Vazhdo të hedhësh qumeshtin deri sa të mbarojë. Pastaj këtë përberje e hedhni në një enë dhe e lini në zjarr të mesëm. Duhet t’a perziesh të gjithë kohen se përndryshe pritet. Mbase zgjatet gjysëm ore deri sa kremi të jetë gati. Duke e perzier gjatë gjithë kohës arrin t’a dallosh me sy kur të jetë bërë gati. Mendoni se duke u ftohur bëhet më i plotë, sepse mund të duket shumë i lëngshëm kur është në zjarr.