Perberesit
-1 pjese te bardhe veze
-4 pjese sheqer pluhur
-disa pika leng limoni (sipas deshires)
Persa i perket perberesve, eshte e domosdoshme te ruhet raporti 1:4, psh nqs 1 e bardhe veze mesatare peshon afersishte 80gr duhen 320gr sheqer pluhur.
I vendosim te bardhat e vezeve ne nje tas qelqi dhe i rrahim me nje rrahes elektrik ne shpejtesi minimale. Shtojme ngadale sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa minuta derisa te perftojme nje krem homogjen. Nese kremi rezulton shume i holle, mjafton t’i hedhim akoma sheqer derisa te arrije trashesine optimale. Nqs deshirojme nje marenge shume te bardhe, shtojme disa pika lenge limoni.
Eshte mire qe ky krem te perdoret menjehere, ne rast te kundert mund te ruhet ne frigorifer ne nje tas plastik te mbyllur me kapak per disa dite. Gjithashtu nese deshirojme mund ti shtojme kremit edhe ngjyrues ushqimor per ti dhene nje pamje akoma me terheqese dekorimeve tona.