Për 6 persona:
Krap 1.5 kg
Vaj ¾ filxhan çaji
Limon 2 kokrra
Verë 1 gotë
Uthull ½ e gotës
Domate ose salcë të domates 3 lugë kafeje
Hudhra 5 thelpinj
Galetë 1 lugë gjelle
Kripë e piper
Pastrohet krapi dhe pritet në feta formë rrethi me trashësi 1 cm. Lahet mirë, kullohet dhe vendoset në tavë të lyer me vaj. Copave të peshkut u hidhet kripë. Në një enë porcelanin përgatitet salca. Hidhet vaji, lëngu i limonit. Shtohet vera, uthulla, salca e tretur me pak ujë, kripa e piperi dhe përzihen me tel deri sa të bëhet një masë. Në një pjatë përzihet majdanozi i grirë hollë, hudhrat e prera hollë dhe galeta. Mbi peshkun e shtruar në tavë, hidhet një pjesë e salcës së përgatitur dhe një pjesë e majdanozit të përzier.
Në çdo copë të peshkut vihen domate të prera rrumbullake. Hidhet salca e mbetur mbi domatet dhe majdanoz i përzier me hudhra e bukë të bluar. Piqet në furrë me temperaturë mesatare 20-30 minuta duke u kujdesur që herë pas here të spërkatet çdo fetë e peshkut me lëngun e vet. Peshku mund të shoqërohet me sallatë turshi, tranguj, sallatë e përzier, gogozhare etj.