Kos shtepie me fruta pylli
Kjo recetë të shijon kaq shumë kur bëhet me kos shtëpie, pasi ai është i trashë dhe pa hile. Mos e lini pa provuar sepse kërkon vetëm 5 minuta kohë!
INGREDIENTËT
1 gotë kos shtëpie i trashë
1 lugë çaji vanilje pluhur
100 gram tërshërë
100 gram boronica
2 lugë gjelle reçel manaferrash
UDHËZIMET
1
Në një enë shtoni me radhë kosin, vaniljen, tërshërën dhe reçelin.
2
Tani i trazoni mirë të gjithë përbërësit me një përzierëse dore. E lini pak mënjanë për 20 minuta derisa tërshëra të zbutet.
3
Në fund e shërbeni në një pjatë dhe sipër i shtoni boronicat.
4
Shijojeni!
5
Shënim: Kjo recetë nuk ka nevojë për sheqer.