Komposto molle

spot_img

Për 4-5 persona duhen :

mollë : 500 g,

sheqer : 1 gotë uji,

verë : 1 filxhan kafeje,

lëndë aromatike,

ujë : 1 l,

limontoz një majë lugë kafeje.

Mollët pasi lahen mirë, qërohen ose lihen të paqëruara, priten përgjysmë, u hiqen farëzat dhe çdo gjysmë pritet në feta portokalli. Gjatë pastrimit që të mos nxihen mollët hidhen në enë me ujë të ftohtë e limontoz. Lëkurat dhe farëzat bashkë me zemrën hidhen në tenxhere me ujë të vluar dhe zihen 10-12 minuta.

Pastaj lëngu kullohet, i hidhet sheqer, vihet në zjarr dhe lihet derisa të marrë valë, pastaj hidhen mollët e përgatitura. Lihen të ziejnë 5-10 minuta sipas llojit të mollëve, në qoftë se janë të llojit që zbuten shpejt, atëherë ato hiqen nga zjarri menjëherë sapo të marrin valë. Për aromë, kompostos mund t’i shtohet pak kanellë ose karafil. Ndërsa për të përmirësuar shijen, kur kompostoja të jetë ftohur, i hidhet verë e kuqe e ëmbël.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles