Ingredients
For 6 Person(s)
Brumi i peteve
- 180 gr miell
- 60 ml uje
- 60 gr gjalpe
Mbushja
- 10 veze
- 170 gr miell
- 150 gr sheqer
- 100 gr arra
- 2 luge gjelle kakao
Kompekaj Directions
-
Përgatitja e petëve për Kompekaj
-
Si fillim, nisim me përgatitjen e petëve që do të na duhen për pjesën e sipërme dhe të poshtme të ëmbëlsirës! Hedhim miellin në një enë dhe më pas shtojmë ujin. Në fillim e trazojmë me ndihmën e një luge dhe me pas e ngjeshim me duar. E kalojmë brumin në tavolinën e punës dhe e punojmë derisa të arrijmë një masë homogjene.
-
Me pas e hapim dhe e lyejmë me gjalpë në të gjithë sipërfaqen.E palosim petën tre herë dhe me pas e hapim përsëri. E palosim kësaj radhe ne 4 pjese dhe leme te pushoje për 30 minuta ne frigorifer.
-
Në hapin tjetër brumin e ndajmë në dy pjesë. Gjysmën e brumit e hapim për pjesën poshtë dhe tjetrën për sipër.Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim në të petën e hapur duke mbuluar anët e tavës.
-
Përgatitja e mbushjes
-
Si fillim rrahim vezët me sheqerin derisa të arrijmë një masë të fryrë dhe të qëndrueshme.Pasi ka përfunduar rrahja, hedhim me kujdes miellin duke e përzier ngadalë nga poshtë lart. Në fund hedhim arrat të lyera me pak miell.
-
Mbushja hidhet në tave duke lënë rreth 1/4 e masës në enë. Masës që ngeli i shtojmë kakao. E përziejmë mire dhe më pas e hedhim dhe të në tave.
-
Shtojmë sipër petën tjetër të cilën e lyejmë me kujdes me të verdhë veze.Ëmbëlsirën e fusim në furë për pjekje në temperaturën 180°C për 40 minuta.Pasi kompekaj është pjekur, e lemë të ftohet dhe më pas e presim ne copa.Me pas vazhdojmë të përgatisim sherbetin.
-
Përgatitja e Sherbetit
-
Pasi kemi përgatitur sherbetin dhe ka arritur temperaturën 80-85°C e hedhim sipër ëmbëlsirës.E mbulojmë me kapak ose me letër kuzhine dhe pas disa orës shërbejmë në pjata.
-
Ju bëftë mirë!