Kolloface

spot_img

kollofaceZorra e trashë e bagëtive të trasha lahet dhe rregullohet që të marrë formë të drejtë. Për mbushje mëlçitë priten në kubikë të vegjël ose në rripa, u shtohet qepë e grirë hollë, copëza dhjami të grira, pak oriz, kripë, piper, rigon dhe punohet e tërë masa. Zorra mbushet, ngjeshet që të mos ketë rrudha, por të mbushet uniformisht, shpohet në disa vende me gjilpërë ose pirun, që të mos pëlcasë gjatë pjekjes, dhe vihet në tavë. I hidhet lyrë, pak ujë dhe futet në furrë. Kur shërbehet, spërkatet me lëngun e vet.

Për 1 zorrë duhen: mëlçi të grira 4-5 duar, qepë 1 kokërr mesatare, disa copëza dhjami, oriz 2 filxhanë kafeje, kripë, piper, rigon.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles