Posted on

Koktejet që ju duhen gjatë dimrit

Koktejet që ju duhen gjatë dimrit

Koktejet që ju duhen gjatë dimritErëzat dhe koktejet janë dy fjalët që zakonisht nuk shkojnë dorë për dore, por, erëzat si, shafrani i Indisë, speci i kuq dhe kanella janë përplot me antioksidues dhe përbërës të tjerë që ruajnë shëndetin e mëlçisë, lëkurës dhe sistemit imunitar. Shtoni ato në kokteje dhe përmirësoni imunitetin tuaj.

– Koktej me perimet e gjelbra të bluara: Ky lloj kokteji rrit energjinë, rregullon pH-në e gjakut dhe ndihmon trupin për eliminimin e toksinave në sajë të limonit dhe piperit. Për ta ëmbëlsuar pakëz duhet shtuar mjaltë, e cila ka një efekt të lartë antibakterial dhe antiinflamator.

Për përgatitjen e këtij kokteji nevojiten: 350 ml qumësht të skremuar, 150 g perime të përziera të gjelbra, 30 g manaferra të freskëta ose të ngrira, 1 lugë gjelle rrënjë xhenxhefil të qëruar, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle fara liri të bluara, pak spec të kuq dhe lëngu i një limoni. Përgatitja: Vendosni të gjithë përbërësit në një aparat për bluarje dhe i bluani derisa të fitoni një masë homogjene.

– Koktej për të rritur imunitetin: Luftoni ftohjet e dimrit, duke rritur imunitetin me ndihmën e koktejit nga speci i kuq, lakra, majdanozi dhe xhenxhefili. Shtoni pak mjaltë, e cila është veçanërisht e mirë në qoftë se vuani nga kolla apo dhimbja e fytit. Nevojiten: 350 ml qumësht të skremuar, 100 g lakër e gjelbër, 50g majdanoz, 1/2 e specit të kuq, 1 lugë gjelle rrënjë xhenxhefili, 5 pika stevia ose 1 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja: Vendos të gjithë përbërësit në një aparat për bluarje dhe i bluani përbërësit derisa të fitohet lëngu i dendur.

Vitaminat: B, C

Proteinat: 0.6 g

Mineralet: Ca

Ky lloj kokteji rrit energjinë, rregullon pH-në e gjakut dhe ndihmon trupin për eliminimin e toksinave në sajë të limonit dhe piperit

Ftohjet

Luftoni ftohjet e dimrit, duke rritur imunitetin me ndihmën e koktejit nga speci i kuq, lakra, majdanozi dhe xhenxhefili. Shtoni pak mjaltë, e cila është veçanërisht e mirë në qoftë se vuani nga kolla apo dhimbja e fytit

Erëzat

Erëzat si, shafrani i Indisë, speci i kuq dhe kanella janë përplot me antioksidues dhe përbërës të tjerë që ruajnë shëndetin e mëlçisë, lëkurës dhe sistemit imunitar.