Kokoshkat përmbajnë më shumë antioksidues se pemët dhe perimet

spot_img

Antioksiduesit e njohur me emrin polifenole, në masë të madhe ndikojnë në shëndet, duke parandaluar molekulat e dëmshme për ta dëmtuar shëndetin.

Është zbuluar se kokoshkat posedojnë shumë antioksidues, sepse në vete kanë 4% ujë, përderisa në disa lloje të pemëve dhe perimeve ajo përqindje shkon deri në 90%.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një porcion kokoshka përmban rreth 300 miligramë antioksidues, që është rreth 160 miligramë më shumë se sa një porcion pemë.

Por, shkencëtarët i paralajmërojnë njerëzit që nuk guxojnë të zëvendësojnë pesë porcionet e nevojshme të pemëve dhe perimeve me kokoshka, sepse aty gjenden vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme. Kokoshkat janë një zamër e shkëlqyeshme.

Është një kokërr krejtësisht e pastër, përderisa të tjerat përzihen me përbërës të tjerë. Një porcion me kokoshka siguron rreth 70% të nevojave të përditshme me drithëra.

Një njeri mesatar brenda ditës i konsumon vetëm gjysmën e drithërave që ka nevojë, përderisa duke konsumuar kokoshkat ky boshllëk mund të plotësohet.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles