Kofshë derri e mbushur me rukola dhe me djathë dhie

spot_img

Kofshë derri e mbushur me rukola dhe me djathë dhiePërbërësit:

800 gr mish nga kofsha e derrit
250 gr djathë deleje
100 ml qumësht
1 qepë e kuqe e vogël
Rukola
Rozmarinë
Sherbelë
vaj ulliri, piper dhe kripë.

Përgatitja:

Skuqe në tigan mishin e kofshës së derrit të spërkatur me erëzat e grira, hidhi kripë, pastaj vendose në furrë dhe vazhdo ta pjekësh për rreth 20 minuta në temperaturë 230 gradë. Nxirre nga furra dhe lëre të ftohet në frigorifer për ta prerë mishin sa më lehtë. Ndërkohë, në një tas përziej djathin e deles me qumështin, me qepën e kuqe të grirë hollë – hollë, me kripën dhe me piperin.

Spërkat me të mishin, të cilin e ke prerë pak më parë me rriska – rriska, me përzierjen me djathin e deles dhe me të tjerat, vëri sipër rukolën në mënyrë që të dali pakëz nga të dyja anët dhe rrotulloji duke sajuar disa si cilindra ose toptha.

Vendosi mbi pjatën e shërbimit, hidhu sipër një pak vaj ulliri, griji piper dhe shërbeji.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles