Kina ndalon të gjitha turnetë jashtë grupeve, mbyllen parqet tematike

spot_img

Kina njoftoi të shtunën vonë se të gjitha turnet grupore nga vendi do të ndaleshin duke filluar nga e hëna në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Më shumë se 56 milionë njerëz në pothuajse 20 qytete janë prekur nga kufizimet e udhëtimit, të cilat janë futur mes frikës se shkalla e transmetimit do të rritet ndërsa qindra milionë kinezë udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Hënor.

Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 56, raportuan mediat lokale të dielën. Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës njoftoi 688 raste të reja të konfirmuara, 1,309 raste të reja të dyshuara dhe 15 vdekje nga sëmundja (13 në Hubei, një në Shanghai dhe një në Henan) në 24 orët e fundit.

Virusi e ka origjinën në qytetin Wuhan, kryeqyteti i Hubeit, dhe tani është përhapur në 29 provinca të vendit. Mbi 20 raste u raportuan në Japoni, Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Malajzi, Nepal, Australi dhe Vietnam.

Të shtunën, Hong Kongu e klasifikoi shpërthimin si një “emergjencë” – niveli më i lartë paralajmërues i qytetit. Pas njoftimit, parqet tematike të Hong Kongut; Disneyland dhe Ocean Park njoftuan se do të mbyllnin dyert e saj deri në një njoftim të dytë. Disneyland i Shangait gjithashtu u mbyll nga e shtuna në përgjigje të shpërthimit të koronavirusit.

Maratona Standard Chartered Hong Kong 2020 është anuluar gjithashtu për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Burimi: Agjencitë

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles