Mjalti: Mjalti ka shumë përfitime. “Mjalti në të vërtetë
është përdorur për kujdesin e plagëve në disa kultura për aftësinë e tij për
t’i rezistuar natyrshëm baktereve”, thotë Dr. Elizabeth Trattner nga
mjekësia kineze. Ai gjithashtu nuk skadon asnjëherë: Disa arkeologë gjetën
mjaltë 3,000-vjeçare dhe ishte krejtësisht i ngrënshëm.
Uthulla: Përveç se ka një sasi të pabesueshme të përfitimeve
shëndetësore, si ndihma për humbjen e peshës dhe si një ilaç natyral i
stomakut, i cili mund të qëndrojë gjithmonë në dhomën tuaj. Sipas “Eat by date”
uthulla e bardhë, açeto, gjithashtu nuk kanë datë skadimi. “Për
shkak të natyrës dhe acidit që përmban, uthulla është vetë-ruajtës dhe nuk ka
nevojë për ftohje”.
Misri: Pavarësisht se si ruhet misri, ai sigurisht që meriton një vend në listën e ushqimeve të “pavdekshme.” Për sa kohë që nuk laget – gjë që shkakton lidhjen e molekulave të niseshtesë me molekulat e hidrogjenit – dhe mbahen në një vend të thatë dhe të ftohtë, ai nuk prishet dhe mund të përdoret.
Orizi i bardhe: Orizi kaf mund të prishet por orizi i bardhë jo.
Mbajeni atë në një qese ose në një kuti kur t’a ruani. Edhe nëse e hiqni atë
pas muajsh, do të jetë mjaft e mirë për t’u përdorur.
Kripa: Kripa ka ekzistuar prej miliarda vjetësh, prandaj nuk është
çudi që ajo zgjat përgjithmonë. Ajo është përdorur shpesh për të mbrojtur
ushqimet nga myku dhe bakteret.