Ekspertët e Shëndetit Publik të Shqipërisë kanë dhënë disa këshilla për një ushqim sa më të sigurt në ditët e nxehta të stinës së verës.
Sipas tyre, ngjyra e mishit nuk është një shenjë e besueshme nëse mishi është i sigurt për t’u ngrënë.
Mishi mund të marrë ngjyrë kafe përpara se të gjitha bakteret të kenë ngordhur.
Ndaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni temperaturën e mishit që po gatuani në skarë duke e hequr nga skara dhe duke e vendosur në një pjatë të pastër.
Meqenëse ndotësit e ndryshëm të ushqimit nuk mund t’i shikojmë̈, shijojmë̈ dhe ndiejmë̈, efshtë̈ e rëndësishme që ushqimi të gatuhet në një temperaturë të sigurt për të shmangur helmimin nga ushqimi.
Temperaturat e gatimit për mishin, mishin e shpendëve dhe prodhimet e detit janë të ndryshme, por variojnë midis 70°C dhe 75°C.