Kerpudha te mbushura
Përbërësit
6 kërpudha (të mëdha, Porta-bella)
3 feta proshutë (e prerë në copa të vogla)
gjysmë kokërr qepë (e grirë)
1 filxhan djathë Mocarela
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri (i rafinuar)
kripë
piper
pak majdanoz (i grirë)
pak bukë (e thekur, e grirë)
Përgatitja
Ndajini kërpudhat nga bishti i tyre.
Grijini hollë bishtat dhe kavardisini në një tigan së bashku me qepën, shtojuni kripë e piper, bukën e grirë, majdanozin, hudhrën, proshutën dhe mocarelën.
Pasi të jenë kavardisur mirë të gjitha, hidhjuani sipër kërpudhave
Vendosini më pas në një tavë të cekët dhe piqini për 10 minuta në temperaturën 180 gradë celcius.