Kërpudha ala krem

spot_img

Përbërësit:

*1 konservë kërpudha të prera,
*1 kokërr qepë,
*2 thelpinj hudhra,
*pak majdanoz, pak kopër, krem qumështi (pana, ose në vend të panas, salcë domateje), vaj, kripë, piper

Grini qepën dhe skuqeni. Pastaj shtoni kërpudhat dhe hidhni në tigan ujë, aq sa t’i mbuloni. Shtoni hudhrën, majdanozin dhe koprën dhe lërini në zjarr derisa të marrin një valë. Kur të mos ketë mbetur më lëng, hidhni panën.

Pana i jep një tjetër paraqitje dhe shije salcës dhe kërpudhat bëhen mjaft të shijshme. Por në qoftë se dëshironi salcë të kuqe, përdorni domate të grira në rende. Gjithashtu, nëse doni që salca të ketë ngjyrë rozë, hidhni krem qumështi (pana) dhe pak pelte domatesh, që të marrë ngjyrë por edhe shijen e domates.

Kërpudhat janë gati. Kjo salcë shkon në shije me makarona ose oriz.

Ju bëftë mirë!

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles