Keku me mollë, arra dhe rrush të thatë, është një recetë klasike, shumë e thjeshtë dhe teper e shijshme për t’a shijuar në çdo moment të ditës, por mbi të gjitha në mengjes.
Përbëresit për një kek mesatar (ose një tave me diameter 25cm)
200gr miell
100gr sheqer
200ml qumësht
2 të verdha vezesh
3-4 molle mesatare
70gr gjalp të shkrirë në mikrovale
1/2 bustinë pluhur pjekës
50gr arra në copa të vogla
50gr rrush të thatë
sheqer pluhur për sperkatje
Vendosim si fillim rrushin e thatë në një ene të vogël me ujë të ftohtë në mënyrë që të zbutet.
Në një tas të madh, rrahim me ndihmen e një mikseri të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të formohet një krem me ngjyrë të hapur, shtojmë me rradhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë perzierjen me spatul derisa e gjithë masa të homogjenizohet.
Se fundi, shtojmë edhe rrushin e thatë të shtrydhur fort me dorë, arrat në copa të vogla (nëse dëshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollët e prera në feta të hollë. E përziejmë mirë përberjen dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalp dhe miell ose të shtruar me leter furre. E pjekim në furrë të parangrohur në 170°C për rreth 50 minuta. Perpara se t’a servirim, e lëmë për rreth 20 minuta në temperaturë ambjenti në mënyre që të ftohet dhe të kullojë njëkohësisht.
E sperkasim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.
Kjo recete është marre nga Restaurant “Krojet”