Kek me miell misri

spot_img

Përbërësit: 3 vezë, 210 gr miell normal,160 gr miell misri, 200 gr sheqer, 1 paketë pluhur gatimi, 110 gr gjalpë ose margarinë, Esencë vaniljeje ose lëkurë e grirë portokalli ose limoni, Sheqer pluhur për dekorim

Është një kek i shpejtë e i shëndetshëm, i përshtatshëm për çdo orë të ditës. E vetmja gjë, është që duhet përdorur mielli i misrit i bluar hollë. Për këtë, nëse mie

lli që kemi është i ashpër, atëherë e përdorim mikserin për pak sekonda që ta grijmë sa me hollë.

Shkrijmë gjalpin ose margarinën dhe e rrahim me sheqerin, derisa të krijohet një përbërje e fryrë. Shtojmë vezët dhe vazhdojmë rrahjen. Më pas hedhim mbi to miellrat e përzier, së bashku me pluhurin e gatimit dhe esencën që dëshirojmë.

Pasi i përziejmë mirë dhe brumi të jetë homogjen, e hedhim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe të pluhurosur me miell normal që të mos ngjitet.

E pjekim në furrë të ngrohtë në 180°, derisa të marrë ngjyrë, megjithatë e bëjmë provën duke shpuar kekun me një kunj dhëmbësh deri në fund dhe nëse kunja del e pastër (pas 30-40 minutash), atëherë keku është pjekur.

Pasi e lëmë të ftohet në tavë, e kalojmë në pjatën e të shërbyerit dhe e pluhurosim me sheqer.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles