Perberesit
-1 kofshe keci
-1 kg qepe e grire
-1 tufe e plote trumez e fresket, ose 1 1/2 luge caji e thate
-300ml vere e kuqe
-3 luge gjelle vaj ulliri
-Kripe
-Piper koket i bluar ne moment
-1 tufe majadanos e grire
Pergatitja
Kofshen e sperkasim bollshem me kripe e piper; Nxehim vajin e ullirit ne nje tigan te madh sa te nxerre kofshen e kecit dhe e skuqim ate deri sa te marre ngjyre kafe te hapur nga te gjitha anet. Heqim kofshen dhe ne te njejtin tigan skuqim qepet deri sa te zbuten dhe te marrin edhe ato me ngjyre kafe te hapur. Shtojme trumzen , pak kripe dhe e perziejme; Vendosim kofshen mbi qepet dhe e shuajme me vere, me pas e mbulojme me nje leter alumini ose me nje kapak qe puthitet mire. E pjekim ne furee ne 180 grade per rreth 2 1/2 ore , ose deri sa mishi te shkeputet me lehtesi nga kocka. Pastaj e nxjerrim nga furra , e sperkasim me majdaos dhe e sherbejme menjehere.