Receta me finokë dhe fruta të thata, si arra, stika pishe dhe fiq të thatë. Përgatiteni shumë thjesht në një tigan për rreth 10 minuta dhe shijojeni.
Përbërësit
- 350 gr mish lope (me copa)
- 150 gr finok
- 10 gr stika pishe
- 10 gr arra
- 4 fiq të thatë
- uthull molle
- vaj ulliri
- kripë
Përgatitja
1
Për recetën me karpaço të ëmbël, copëzoni arrat, stikat e pishës dhe fiqtë e thatë.
2
Prisni edhe kërcejtë e finokut.
3
Hidhni 4 lugë vaj ulliri në një tigan dhe skuqini për 5 minuta, shtoni edhe frutat e thata, një majë luge me kripë, një lugë uthull molle, trazojini dhe gatuajini së bashku në tigan për disa sekonda, në zjarr të mesëm.
4
Vendosni mbi këtë salcë edhe fetat e mishit.
5
Vendosni kapakun dhe lëreni për 2 minuta, në zjarr të ulët.
6
Fikeni zjarrin dhe për dy minuta do të jenë gati. Shtoni kripë dhe shërbejeni.
Post Views:
1,043