Për 4-5 persona duhen :
karota : 1 kg,
gjalpë : 2 lugë gjelle,
kripë, majdanoz dhe gjysmë luge kafeje sheqer.
Karotat e pastruara dhe të lara zihen në ujë të vluar pa kripë. Pasi të jenë zier priten në rrathë me trashësi 5-7 min, ose kur janë të holla priten pjerrtas duke u dhënë formë ovale.
Karotat kalohen në tigan me gjalpë duke hedhur kripë dhe pak sheqer, në fund i hidhet majdanoz i grirë hollë.