Posted on

Karkaleca të fërguar me qepë të skuqura

karkaleca

karkalecaPërgatiten karkalecat. Zgjidhen qepë të mëdha me rrathë të rregullt, priten në feta të rrumbullakëta, sipas rrathëve që ka qepa, me trashësi 1-2 mm.

Në një enë rrihen vezët me ujë e kripë, shtohet mielli dhe përgatitet një brumë petullash i derdhur.

Qepët spërkaten me kripë, lyhen me miell, që t’u thahet sipërfaqja e të qëndrojë brumi, dhe skuqen duke i kaluar një e nga një rrathët në brume.

Shërbehet duke i vendosur karkalecat në pjatë; anash tyre vendosen qepët dhe zbukurohen me degë majdanozi e feta limoni.

Per 4-5 persona duhen:
– 1 kg karkaleca;
– 1 kokërr limon mesatar;
– 2 kokrra vezë;
– gjysmë filxhani çaji me galetë;
– 2 filxhanë kafeje me vaj për skuqie;
– 2 qepë të mëdha;
– 1-2 gota ujë;
– kripë.