Karkaleca me pana
INGREDIENTËT
500 gram karkaleca të qëruar e pastruar mirë
1 thelpi hudhër
1 lugë filadelfia
1/2 gotë qumësht ose 1/2 gotë panna kuzhine
pak kripë
UDHËZIMET
1
Në një tigan me zjarr të ngadaltë skuqim hudhrën e copëtuar me vajin e ullirit.
2
Pas 2 minutash shtoni karkalecat dhe i përzieni mirë. Duhet të skuqen mjaftueshëm nga të dyja anët.
3
Më pas shtojmë një lugë filadelfia. Kur të jetë shkrirë, shtojmë edhe qumështin ose pannën dhe do të shikoni që do të formohet një masë kremoze.
4
Karkalecat do të jenë gati për më pak se 5 minuta. Shijojini sepse kanë një shije të paparë!