Karkaleca me ereza dhe hudher

spot_img

Karkaleca me ereza dhe hudherPerberesit 350g karkaleca te qeruar, 2 luge gjelle, majdanoz i grire, 4 luge çaji, leng limoni, 2 luge gjelle, vaj ulliri, 65g gjalp, 2 thelpinj hudher, (te grire), kripe dhe piper.

Perberja
1. Hidhni karkalecat ne një edhe te ceket, jo metalike se bashku me majdanozin, lengun e limonit piperin dhe kripen. Lerini karkalecat te marinohen për te paktën 30 minuta.

2. Vini te ngrohen vajin, gjalpin dhe hudhren ne një tigan te vogël dhe i perzjeni derisa te shkrije gjalpi.

3. Hiqini karkalecat nga ena ku janë marinuar dhe hidhini ne tiganin ku ndodhet hudhra me gjalp. Perzjejini mirë për pak minuta dhe me pas vendosini karkalecat ne shkopa gatimi si ne figure.

4. Vendosini shishqebabet ne zgare me qymyr për 5-10 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, derisa karkalecat te skuqen. Gjatë gatimit sperkatini karkalecat me pjesen e mbetur te hudhres me gjalp.

5. Vendosini shishqebabet me karkaleca nëpër pjata, dhe sherbejini te ngrohta.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles