TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli pasditen e sotme pamje spektakolare nga kanionet e lumit Erzen, destinacion tashmë i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj.
“Pasdite të këndshme nga kanionet e lumit Erzen dhe natyrës spektakolare”, u shpreh Rama.
Lumi i Erzenit është i gjatë 108 km, me prurje rreth 102 l/sek. Uji i këtij lumi që rrjedh në një terren shkëmbor gjatë shekujve ka krijuar kanione spektakolare. Uji i kristaltë dhe thellësia e kanioneve të krijon mundësi të lahesh apo të notosh. Në pjesën ku lumi ka një thyerje rreth 10 m është krijuar një ujëvarë brenda një guve. Përpara ujëvarës tek kanionet ka vaska të cilat në stinën e nxehtë përdoren për t’u larë.
Për të shkuar tek këto kanione ndiqet rruga që të çon në Shpellën e Pëllumbasit duke qenë se ato ndodhen poshtë saj në lumin Erzen.
/j.p/r.e/