Kaneloni me spinaq dhe djathë maskarpone

spot_img

Për 5 perona nevijten:
500 gr kanelone
250 gr djathë maskarpone

200 gr gjizë pa kripë

50 gr djathë kaçkavall i grirë
350 gr spinaq
250 gr gjalpë
Kripe e piper
Salcë beshamel

Pergatitja:
Pastroni spinaqin, duke mbajtur vetëm gjethet dhe përvëlojeni në ujë të valuar me kripë. Në vazhdim kullojeni, priteni hollë dhe përziejeni me gjizën, djathin maskarpone si dhe me pak kripë e piper. Përziejeni mirë me pirun. Në një tenxhere shkrini gjalpin dhe më pas shtoni miellin. Shtoni pak e nga pak qumështin, duke e përzier vazhdimisht. Ziejeni masën për pak minuta dhe në vazhdim shtoni kremin e qumështit. Përziejeni beshamelin derisa të fillojë të marrë valë, hidhni gjysmën e sasisë së djathit kaçkavall, arrën moskat, pak kripë e piper dhe hiqeni nga zjarri. Zieni kanelonet për 3 minuta në ujë me kripë dhe kullojini. Mbushini një e nga një me masën e spinaqit. Lyeni me gjalpë një tepsi pirekse dhe renditini në të kanelonet. Mbulojini sipër me salcën beshamel, hidhini djathin e mbetur kaçkavall dhe 20 gr gjalpë të prerë ne copa të vogla. Piqeni në furrë të nxehtë në 180° Celsius për rreth 30 minuta.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles