Kaneloni me gjize dhe spinaq

spot_img

Kanelonit me gjize dhe spinaq perfaqsojne nje pjate te pare tipike shtepiake te tradites italiane, e cila gatuhet mbi te gjitha diten e djele kur e gjithe familja mblidhet prane tryezes. Per 8 Kaneloni:

500gr spinaq
400gr gjize lope
2 veze
100gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
pak arre moskat
kripe
piper te zi sipas deshires

Per t’i mbuluar:

500mlsalce beshamele ( mund ta gjeni ne faqe tek Salcat )
50gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
Vendosim ne zjarr 2 tenxhere me uje dhe pak kripe: njera do te na nevojitet per te “ziere” Kanelonit dhe tjetra per te perveluar spinaqin.

Pergatitja:

Si fillim, pregatisim mbushjen duke lare mire spinaqin e fresket dhe duke e perveluar per 2 minuta ne njeren nga tenxheret. E kullojme, e leme te ftohet, e shtrydhim mire per t’i hequr ujin e tepert dhe e presim holle me nje thike te mprehte.

Pregatisim salcen beshamele sipas recetes tone qe do ta gjeni tek menyja Salca

Spinaqin e copetuar e vendosim ne nje tas bashke me gjizen, djathin e grire, vezet, arren moskat dhe piperin. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i rregullojme me kripe.

Ne tenxheren tjeter me uje te vluar hedhim nje nga nje kanelonit dhe i leme te ziejne 3-4 minuta (koha tregohet ne konfeksion), i heqim shpejt nga zjarri, i kullojme dhe i shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te mos ngjiten me njera tjetren.

Me masen e pregatitur me siper mbushim Kanelonit me ndihmen e nje luge te vogel (apo xhepi pasticerie) dhe i rendisim njeri pas tjetri ne nje tave qelqi apo porcelani te cilen fillimisht e kemi “lyer” me 2-3 luge beshamele te pregatitur me pare. Siper i hedhim te gjithe beshamelen e mbetur dhe djathin e grire.

Taven e fusim ne furre ne 200grade celcius per 20-25 minuta. 5 minutat e fundit e gradojme furren vetem lart ne menyre qe te marri nje ngjyre te arte ne siperfaqe.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles