Kamomila – Kamilica (Matricaria Chamomilla)

spot_img


Kamomila është bimë barishtore njëvjeçare, lartësia e të cilës arrin 15-50 cm. Kërcelli i tij rritet shpejt dhe degëzohet shumë. Lulëzon pas 6-8 javësh nga mbirja e tij. Kamomila rritet në vende fushore e kodrinore dhe ka lule me erë të këndshme

kamomila caj

Emri shkencor i kam­omilit është Matricaria Chamomilla, i cili është lloji i egër i kamomilit, se­pse ekziston edhe një lloj tjetër i cili njihet me emrin Anthemis nobelis, i cili ndryshon nga forma me llojin e parë, por që të dy llojet e kamomilit përmbajnë lëndë efektive. Kamomila është bima më e njohur për përdorim tek dhembjet e barkut, të cilën thuajse nuk ka shtëpi që nuk e posedon. Pjesa që përdoret nga bima e kamomilit janë lulet.
Çfarë përmbajtje kanë lulet e kamomiles ?

Lulet e kamomiles përmbajnë vaj të avullueshëm, sasia e të cilit arrin në 1.5 % e luleve të thata. Vaji i kamomiles nxirret me metodën e avullimit. Ai është një lëng ngjitës i trashë me ngjyrë të kaltërt, i cili ngrihet në temperaturën 0°C, dhe mban erën karakteristike të kamomiles.
Kamomileja përmban: Alfpha bisabolol, bisabolol okside A, bisabolol okside B, trans-Farnesene, Chamaxulene- i cili shquhet për ngjyrën e tij të kaltërt dhe i jep ngjyrën vajit të kamomiles, Spathulenol, Flavone glykozid, Aglycones apigenin, Luteoline, Crysoeriol, Flavonol glykosidec, Quercetin, Iserhamntin, Rutin, Hydroxycoumarins, Umbeliferone, Herniarin, si dhe lëndë xhelatinoze prej 10%.
Substanca aktive:
1% e kamomiles është vaj bazë, i cili përmban Chamaxulene të kaltërt etj.

Lendet shëruese:

Ozolina është lënda kryesore që i jep kamomilit vetinë shëruese, dhe nga veçoritë e saj është se ajo i ngjan vajit të ullirit i cili përmban acid yndyror të pangopur, i cili është shumë i lehtë dhe i shpejtë për tu përzier me lëndët e tjera me qëllim që të përfitohen komponime të tjera të dobishme prej tij. Për të dalluar lëndën Ozolin që gjendet te kamomile nga Ozolina që gjendet te bimët e tjera, të parës i është vendosur emri Cham Ozolin: një lëndë me ngjyrë të kaltërt e cila del nga kamomili kur prej tij bëhet çaj, ose që nxirret në kushtet laboratorike.
Veçoritë mjekësore të kamomiles:
Anti-Infektiv, pastrues, nxites i djersitjes, qetesues, anti-kontraktues(kunder ngerqit), largues i gazrave, nxites i tretjes, gjallerues.

Duhet perdorur 2 orë pas shujtave te ngrenies.
– Prej veçorive të mrekullueshme të kamomiles është se ai ka veti parandaluese ndaj ëndërrave të frikshme dhe ankthit, si dhe është një qetësues i përgjithshëm i trupit dhe i shpirtit gjithashtu. Prandaj, kamomileja është shumë e dobishme për pagjumësinë, pikëllimin, frikën dhe shqetesimet shpirtërore në përgjithësi, të cilat shtojnë edhe më shumë mundësinë e paraqitjes së ankthit.

– Bimët e therrmuara te kamomiles përdoren gjithashtu për mjekimin e infeksioneve të lëkurës, plagëve të gojës dhe infeksionin e thonjëve.

– Avulli i formuar nga vlimi i luleve të kamomes përdoret për t’u thithur në rastet e infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes: hundës, fytit dhe laringut.

– Tretja e lengshme e luleve të kamomiles përdoret si përdorim i jashtëm për larjen e syve të ndezura apo Oftalmik, për larje të organit seksual femeror në rastet e sekrecioneve të bardha apo që mbajnë erë të keqe, si dhe për qelbëzimet e lëkurës në përgjithësi.

– Lëngu i zierë i kamomiles është i dobishëm për çrregullimet e tretjes, antiveprues ndaj shtrëngimeve të barkut dhe ul temperaturën.

– Kamomileja përdoret gjith­ashtu në produktet kozmetike mjekësore.

– Kamomileja ka veti të shërojë infeksionet si dhe ka rol antibiotiku në shërimin e tyre. Mjafton të ziesh një sasi të vogël kamomileje dhe ta thithësh me hundë avullin e tij për të zbutur infeksionin e shkaktuar në vrimat e hundës dhe për të asgjësuar mikrobet që gjenden aty, për një kohë të shkurtër.

– Kamomili ndihmon në heqjen e gulçës së shkaktuar në stomak dhe në të gjithë organin e tretjes, heq dhembjet e barkut, të zorrëve dhe ndonjëherë edhe të fshikëzës së tëmthit. Përveç kësaj, ai ka luan rol edhe në lehtësimin e dhembjeve të menstruacioneve.

– Kamomileja përmirëson sistemin imunitar të trupit dhe vepron në shtimin e rruazave të bardha të gjakut.

– Kamomileja përdoret gjithashtu për mjekimin e ulçrës(te thatit) së lukthit, por duke përdorur një metodë të posaçme pergatitjeje në këtë mënyrë:
Menjehere pasi i sëmuri të pijë çajin e kamomiles, të shtrihet mbi shpinë dhe të qëndrojë 5 min, pastaj të shtrihet nga krahu i majtë për 5 min të tjera, pastaj mbi bark dhe pastaj nga krahu i djathtë, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i kamomiles në të gjitha muret e lukthit, sepse çaji e kalon shumë shpejt lukthin dhe nëse i sëmuri qëndron ulur apo në këmbë, nuk arrihet qellimi. Bashkë me çajin e kamomiles, për mjekimin e ulçerës së lukthit, përdoren edhe disa barna të përshkruara nga mjeku.

– Përgatitja e çajit të kamomiles bëhet në atë mënyrë që në fillim të vlohet uji dhe pastaj të hidhet në enën ku janë vendosur lulet e kamomiles, sepse në këtë formë, kamomileja nxjerr sasi më të madhe ozoline dhe lëndësh të tjera të dobishme që gjenden te kamomileja.

– Nuk duhet tepruar në përdorimin e kamomiles, sepse në këtë rast ndodh efekt i kundërt dhe personi e ndjen kokën të rënduar dhe kur e lëviz atë, ndjen dhembje koke.

Kamomileja me bimë të tjera mjekësore:
Ne mund të prodhojmë një çaj qetësues për rastet e çrregullimit të lehtë të lukthit duke përzierë 30 gr mendër, 30 gr melisë dhe 40 gr kamomil. Nga kjo përzierje marrim një apo dy lugë të vogla për të pergatitur një filxhan çaj dhe ta pimë.
Po kështu mund të përfitojmë mjekime të tjera të shumëllojshme dhe të dobishme nga përzierja e kamomiles me bimë të tjera mjekësore.
Lulet e kamomiles përdoren si tretës në rastet e problemeve me tretjen, madje në Evropë, kamomileja konsiderohet e preferueshme për këto probleme, në mes të së cilave edhe ulçera(i thati) i lukthit, sepse ai vepron si anti-shtrëngues, anti-dhembjeve dhe nxit pastrimin, por është edhe zbutës i lukthit.

Lulet e kamomiles përdoren njësoj si çaji, duke marrë një lugë të madhe prej tyre dhe duke e lënë në një gotë me ujë të vluar më parë për 10 min, pastaj filtrohet dhe pihet, dy herë në ditë.
Lulet e kamomiles përdoren edhe si ilaç për sekrecionet (tajimet) nga vagina, për shkak se ato përmbajnë vaj avullues, e lëndë të tjera të dobishme për këtë qëllim. Ato përdoren gjithashtu si qetësues të muskujve të trupit, largues të gazrave, jene kunder-alergjik, anti-kolit (qeteson ndezjen e zorres se trashe), etj.

Mënyra e përdorimit të kamomiles për ndalimin e gjakrrjedhjes së tepërt të menstruacioneve është: që të merret një lugë gjelle nga lulet e kamomilit, të vendosen në një gotë dhe mbi to të hidhet ujë i zierë në cast, pastaj lihet për 10 min, filtrohet dhe pihet, tre herë në ditë, para ose gjatë ngrënies, por kujdes nga pirja e kamomiles menjëherë pas ngrënies, sepse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje në bark./mjeksiaislame/

(Visited 346 times, 1 visits today)

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles