Kamomil, qumësht dhe kanellë, receta e duhur për kurimin e trupit

spot_img

Kamomili është një nga çajrat më të përhapur në botë, ashtu si edhe në Shqipëri. Ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të qetësohet. Kamomili shqiptar është një nga bimët mjekësore më të fuqishme, si pasojë e klimës dhe cilësisë së tokave ku rritet në gjendje të egër.

Sipas studimeve mjekësore, më shumë se një milionë filxhanë me çaj kamomili konsumohen çdo ditë në të gjithë botën. Jo më kot kamomili është një nga çajrat më popullorë edhe në Shqipëri. I kombinuar me qumësht dhe me pak mjaltë, çaji i kamomilit ngroh gjithë organizmin ndërsa fal qetësi mendore dhe shpirtërore. Pse duhet të shtoni qumësht në çajin tuaj? Qumështi i shtuar në çaj lidhet mjaft mirë me disa nga përbërësit e kamomilit duke shtuar vlerat për shëndetin.

Sa qumësht duhet të shtoni?
Në fakt nuk ka udhëzime të caktuara ose sugjerime se sa qumësht duhet t’i shtoni ndonjë çaji të veçantë. Kjo varet, më shumë se çdo gjë, nga shija juaj personale. Megjithatë, shumica e çajrave nuk kërkojnë shumë qumësht. Në përgjithësi, filloni duke shtuar një lugë gjelle qumësht në gotën e çajit, pasi e keni zierë e kulluar. Përziejeni dhe shijoni çajin tuaj. Nëse është e nevojshme, shtoni nga një lugë gjelle qumësht deri sa t’ju pëlqejë.

Përgatitja
Përbërësit
1 gotë ujë
2 lugë kamomil
Qumësht
Mjaltë nëse dëshironi
Një shkop kanelle

Udhëzime
Ujin ku keni hedhur kamomilin e thatë vereni të ziejë. Hidhni brenda një shkop kanelle. Më pas kullojeni. Shtoni pak e nga pak qumështin sipas shijes suaj. Shtoni mjaltë nëse dëshironi.

Vlerat për shëndetin
Thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infeksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit. Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin. Konsumimi i çajit të kamomilit rrit komplekset antibakterialë në trup dhe rrit imunitetin./AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles