Kalaja e Beratit gjallërohet nga turistët vendas e të huaj/ Kallfani për ATSH-në: Mbi 20 mijë në janar-qershor

spot_img

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Kalaja e Beratit, një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, në ditët e para të muajit korrik ka nisur të gjallërohet nga turistët vendas e të huaj.

I njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, Berati zgjon përherë e më shumë interesin e turistëve që e kanë vizituar.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani tha sot për ATSH-në se “që prej muajit janar kalanë e Beratit e kanë vizituar 20 439 turistë vendas e të huaj. Nuk jemi as në gjysmat e niveleve të 2019 para pandemisë  COVID-19, por grupet e shumta kryesisht me turistë të huaj janë shenja optimizmi”.

Sipas tij, gjatë muajit qershor kjo kala u vizitua nga 3163 turistë vendas e të huaj, si polakë, ukrainas, çekë, gjermanë, francezë, etj.

Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II para Krishtit. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles