– Gjethe rrushi
– Një gotë ujë oriz
– 3 qepë
– 2 tufa nenexhik
– Spinaq dhe lakra të tjera
– Hudhër
– Piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë gjethet e rrushit deri sa të marrin valë, më pas i lemë të kullojnë.
Grijmë qepët dhe i vendosim për t’i skuqur, më pas hedhim erëzat dhe lakrat e tjera dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë.
Masës që përgatitëm do t’i hedhim një gotë ujë që të ziejë orizi.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Tani fillon procesi i mbushjes së gjetheve të rrushit. Pasi kemi përgatitur këto toptha me gjethe rrushi i vendosim në tenxhere dhe do të shtojmë pak vaj ulliri e pak ujë.
Sipër aty ku janë në tenxhere i vendosim një pjatë të rëndë dhe i lemë të përgatiten.
Pasi të jenë bërë mund t’i shërbeni.