Përgaditja për 6 persona:
- 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro) ,
- 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz ,
- 1 qepë të grirë ,
- pak hudhër ,
- 4-5 bisqe selino të prerë hollë ,
- pak piper kokërr ,
- 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë ,
- 3 lugë gjelle margarinë ,
- 1 konservë domateje të prerë hollë ,
- kripë dhe piper.
Përgatitja:
1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.
2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.
3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.
4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.