Ishuj kungulleshkash dhe patllixhanesh me domate

spot_img

Perberesit:

Per 4 veta (me oreks mesatar:)

5-6 patllixhana

5-6 kunguj

8 domate te pjekura

1/2 tufe majdanoz

2-3 qepe te njoma ose 2 qepe te thata

pak piper i zi

pakez vaj ulliri per skuqjen e domateve

1luge çaji uthull rigoni
Procedura:

Domatet pritini ne copa te vogla dhe lijini te kavurdisen ne tigan ku keni hedhur ate pakez vaj (1,5 luge vaj ulliri) duke shtuar dhe majdanozin e grire , piperin e zi dhe uthullen e rigonit si dhe qepen e grire holle si per sallate.Lejini keshtu deri sa domatet e qepet te shkrihen dhe majdanozi te zbutet.

Nga ana tjeter pritini kungujt dhe patllixhanat ne feta rrumbullake .Patllixhanet lijini per 10Œ ne nje tas me uje me kriper per te larguar shijen e hidhur.Me tej futini te dyja perimet e prera ne tenxhere me avull dhe lijini ashtu deri sa te zbuten disi.Me tej hiqini dhe vendosini ne nje tepsi ku pasi ta keni lyer me pakez vaj me dore vini kungulleshkat dhe patllexhanet e prere dhe hidhini siper seciles perzierjen me domate dhe qepe qe pemendem me lart.Pjesen e qe ngelet shtorojeni rreth kungujve dhe patllixhaneve (deti)

Futini ne furre qe e keni ngrohur ca me pare dhe lerini sa kungujt dhe patllixhanet te piqen ca .Servirini te ngrohta.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles