Investimet në turizëm/ Resorti “Aria Karpen” sjell në tregun shqiptar një standard të ri

spot_img

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Investimet në turizëm po bëjnë që Shqipëria të jetë konkurrente e fortë në rajon.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ishte i pranishëm dje në hapjen e resortit “Aria Karpen” në Kavajë, pjesë e zinxhirit të ALER Group, i cili synon të sjellë në tregun turistik shqiptar një standard të ri në një nga zonat më të bukura të bregdetit.

“Aria Resort” do të qëndrojë i hapur gjithë vitin. Shërbimet SPA dhe pishina dimërore me ujë deti të ngrohtë do ta bëjnë resortin zgjedhjen e fundjavave edhe në dimër.

Qeveria tashmë ka mundësuar shumë lehtësira për bizneset në turizëm, që nga uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese dhe për agroturizmin në 6 %, në uljen e tatimfitimit për furnizimin e shërbimit të restoranteve dhe akomodimit në 5 %.

Përjashtimi nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10-vjeçare për strukturat akomoduese me katër dhe pesë yje, si dhe me status special, solli si pasojë një bum të investimeve në hotele me 4 e 5 yje në vend në vitet e fundit.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles