Infarktet parandalohen nga kafeja

spot_img

Kafeja që nga kohërat e lashta konsiderohet si pije e domosdoshme për njerëzit.

Megjithëse cilësohet e domosdoshme gjatë ditës, në bazë të disa studimeve kafeja në disa raste edhe mund t’i shkaktojë dëm organizmit të njeriut. Gjithashtu disa mjekë këshillojnë për konsumimin e saj pasi të bën mirë, e disa të tjerë e ndalojnë apo paralajmërojnë në ndalimin e konsumimit të saj.

Por ja ku shfaqet një studim i fundit sipas të cilit kafeja parandalon infarktet. Studimi është kryer në Boston dhe ka rezultuar se kafeja është mjaft e dobishme për shëndetin e njeriut. Gjithsesi u realizuan pesë studime të cilat kishin si objekt 140 meshkuj dhe femra.

Katër prej studimeve u bënë në Suedi dhe një në Finlandë. Ata arritën në përfundimin se nëse gjatë ditës konsumojmë kafe të holluar, e cila është e barabartë me 8 filxhanë të vegjël, arrijnë të na mbrojnë nga infarktet në zemër. Por ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se organizmi i njeriut nuk është i ngjashëm me tjetrin, prandaj konsumi i kafesë duhet të jetë mesatar.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles