Një mënyrë mjaft natyrale dhe e efektshme për të luftuar dhe kapërcyer gjendjen e stresit, ankthet, depresionin, pasiguritë ose moralin e ulët janë edhe vajrat esencialë.
Në mënyrë të veçantë, ju sugjerojmë vajin e mrekullueshëm të jaseminit. Kjo bimë më gjethe jeshile dhe lule të mëdha çel e zvarritet në mure e pjergulla nga pranvera në vjeshtë duke lëshuar një aromë të këndshme e të ëmbël. Vaji i kësaj bime të preferuar arabe përveçse është një hidratues i shkëlqyer i lëkurës suaj ka edhe benefite të tjera. Lufton rrudhat, skuqjet e lëkurës, lehtëson sëmundjen e psoriasis dhe problemet hormonale femërore.
Ky vaj është thesar, për 1 litër duhen 8000 lule. Ja disa benefite të tjera:
Jo të gjithë e dinë se është qetësues dhe shërben si një ilaç natyral për të kuruar pagjumësinë!
10 pika në vaskën e banjës do ju relaksojnë menjëherë pas një ditë të lodhshme.
Shtojini 10 pika vaj jasemini vajit tuaj të masazhit dhe masazhoni lehtë barkun, dhimbjet e ciklit menstrual apo muskujve do ju pushojnë si me magji!
Përhapni 3 pika vaj jasemini në fytyrë dhe do t’ju zëvendësojë kremin anti-rrudhë.
Vendosni disa pika vaj jasemini mbi dekolte ose në kyçet e duarve përpara një takimi romantik, është jo vetëm një afrodiziak që i shton fantazinë partnerit tuaj, por ju shmang nervozizmin që mund t’ju kapë dhe ju shton vetëvlerësimin!
Mos e lini pa provuar dhe relaksohuni këtë mbrëmje!
(Visited 160 times, 1 visits today)