Përbërësit:
- 1 1/2 filxhanë çaji me gjalpë te freskët ,
- 1 1/3 filxhan çaji me margarinë ,
- 3 vezë të freskëta ,
- 1 filxhan çaji me sheqer ,
- 1 filxhan sheqer pluhur për spërkatje ,
- 1 filxhan kafe konjak ,
- 1 lugë kafeje sodë ,
- 1 lugë kafeje vanilje ,
- 1 kg miell ,
- 1 1/2 filxhan çaji bajame të grira ,
- 1 1/2 filxhan çaji ujë.
Përgatitja
Përziejmë margarinën me gjalpin e freskët me sheqerin, i shtojmë edhe vezët e freskëta dhe i përziejmë për gati 10 minuta.
Në vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodën, vaniljen, bajamet, derisa të bëhet një masë e butë.
E lëmë pak brumin të pushojë dhe pastaj e ndajmë në forma sipas dëshirës.
Pasi kemi bërë format, i vendosim në një tepsi të lyer në vaj dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.
Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujë dhe sheqerin pluhur.