Për 4 persona:
½ kg mish
300 gr oriz
100 gr gjalpë
30 gr pure domate
1 kokërr qepë
Pak kripë
Do të veprojmë si në çdo ragu. Presim mishin dhe e skuqim me gjalpin e qepën. Pastaj hedhim purenë e domates me pak ujë. Shtojmë ujin e duhur dhe iu vëmë të ziejnë. Ndërkohë para se të ziejë mishi, lajmë orizin e shtrojmë në një tepsi. I radhitim copat e mishit në të, hedhim kripë e më pas lëngun e mishit dhe I vëmë në furrë të piqen deri në 25 minuta. Që të na dalë orizi i mirë si kokrrat e pilafit të zier, duhet të kemi parasysh që lëngu i mishit të jetë i mjaftueshëm. Për të qenë të sigurt ka një raport, një pjesë oriz dhe tre lëng mishi.