Posted on

Gjysmë ore, tre përbërës dhe drekë të shijshme do të keni në tryezë

Përbërësit

500 gr feta mish pule

1 pavllakë për zierje

2 qese supë instant kërpudhash

Hapat

Në një enë rezistuese ndaj zjarrit rendisni mishin e prerë të pulës, pastaj qitni supën nga qesja dhe lyeni me pavllakë për zierje

Vëreni në furrë shporeti në 200 gradë dhe piqeni derisa të skuqet

Për më pak se gjysmë ore do të keni drekë të shkëlqyeshme me pak mund