Për 4 persona nevojiten:
- 2 presh të prerë në rrota të trasha ,
- 1 kg selino ,
- 1 lugë gjelle pelte domate ,
- ½ filxhan oriz ,
- 1 filxhan vaj ulliri ,
- Kripë ,
- Piper i freskët i grirë ,
- 1 vezë ,
- Lëngu i 1 1/2 limoni.
Përgatitja:
- Vendosni selinon për 2-3 minuta në ujë që zieni dhe kullojeni.
- Vendosni në një tenxhere preshin dhe kaurdisen në zjarr mesatar, duke e përzier derisa të thithë gjithë lëngun.
- Shtoni selinon dhe vajin e ullirit, përziejeni dhe mbulojeni me ujë. Pasi të marrë valë, hidhni përsipër perimet me oriz, pa i përzier dhe mbulojeni tenxheren. Lëreni ushqimin të gatuhet ngadalë, për 10 minuta.
- Shtoni pelten e domates, kripën, piperin dhe përziejeni. Nëse nevojitet, shtoni edhe pak ujë.
- Përgatisni vezën me lëngun e limonit, hidheni sipër ushqimit dhe hiqeni enën nga zjarri.