Ingredients
For 6 Person(s)
Gjel deti
- 1 gjel deti 7 – 8 kg
- 150 gr gjalpe
- pak kripe te trashe
Gjel deti i pjekur Directions
-
Pasi e kemi pastruar e larë mirë mishin e gjelit të detit e vendosim mbi një tavë të madhe. Vendosim një palë dorashka e fillojmë ta lyejmë komplet mishin me gjalpë, e fërkojmë ngadalë. Më pas i hedhim edhe kripën duke pasur kujdes që ta spërkasim gjithë mishin me kripë.
-
Tavën me gjelin e detit e vendosim në furrë të nxehtë 250°C përreth 30 minuta. Pasi e shohim që mishi është i skuqur sipër, e nxjerrim tavën nga furri dhe e kthejmë gjelin nga ana tjetër. E lemë të skuqet edhe nga kjo anë. Më pas i shtojmë dy gota uji dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. Ulim temperaturën e furrit në 180-200°C dhe vendosim tavën në të. E lemë mishin të piqet përreth 3 orë. Herë pas here mund ta lagni me pak ujë të ngrohtë.
-
Pasi mishi është pjekur komplet fikni furrën dhe lëreni mishin të pushojë pak në të. Më pas e vendosim në tavë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
-
Ju bëftë mirë !