Kërkoni një pjatë të dytë për menynë e Krishtlindjes?
Për drekën e Krishtlindjes ju propozojmë si recetë gjeldeti të mbushur me mollë e gështenja, një pjatë vërtet shumë e shijshme dhe shumë e përshtatshme për këtë rast. A ka më mirë sesa një nga pjatat më tipike të traditës, e rishikuar me pak origjinalitet e modernizëm, për të festuar Krishtlindjen? Mishi i gjeldetit me mollë e gështenja do të bëhet protagonist i menysë suaj për Krishtlindje dhe do të jetë me siguri një sukses!
Përbërësit:
gjeldeti i pastruar e pa kocka
gështenja të pjekura
mollë rene
rrush i thatë 1 lugë e vogël
djathë parmigiano 200 g
bukë e grirë 50 g
vezë 1
sallo 8 feta të mëdha
rozmarinë sipas dëshirës
sherbelë sipas dëshirës
vaj ulliri
verë e bardhë
selino 1degë
karotë 1
qepë
dëllinjë dy-tre fruta
kripë
piper
Koha e përgatitjes: 20 min
Koha e pjekjes: 60 min
Koha në total: 80 min
Mënyra e pjekjes: furrë
Përgatitja:
• Hapeni gjelin e detit si libër, kriposeni e piperoseni
• Përgatisni mbushjen me gështenja të pjekura, bukë të grirë, parmigiano, vezë, rrush të thatë dhe mollë të prera në formë kubi.
• Krijoni një sallam të trashë dhe mbylleni duke rrotulluar gjeldetin. Nga jashtë rrotulloni fetat e sallos dhe lidhini me spango.
• Vini selinonë, karotat dhe qepën ne copa të mëdha në tavën më vaj, skuqni aty gjeldetin, duke e lagur me verë të bardhë, duke shtuar edhe frutat e dëllenjës, futeni në furrë me nxehtësi 180°C për rreth një orë, duke mbajtur gjithmonë mishin të lagur me lëngun e pjekjes.
• Kur të ketë mbaruar pjekja, lëreni të ftohet dhe priteni me feta, duke e shërbyer me lëngun që mbetet nga pjekja.
Burimi: living.al