Gatimi me avull: këshilla dhe teknikat

spot_img

Gatimi me avull këshilla dhe teknikatKy lloj gatimi është shumë cilësor….

Në qoftë se mendoni se gatimi me avull nuk ka shije apo është i vështirë, duhet ta dini se kjo gjë nuk ka bazë, sepse ky lloj gatimi është shumë cilësor.
Parimi bazë: një lëng në valim prodhon avull. Avulli krijon një ambient të ngrohtë e të lagësht rreth ushqimit, i cili do të ziejë dalëngadalë. Të mbyllur në enët e mbushura me avull, shijet dhe erërat nuk ikin: gatimi me avull e ruan shijen dhe mbi të gjitha ruan vlerat ushqimore.

Avantazhet e kuzhinës me avull:
•    Është e lehtë dhe dietetike: përdoren shumë pak yndyrna
•    Është e shëndetshme: vitaminat dhe mineralet ruhen në sajë të gatimit në temperatura të ulëta.
•    Është me aromë të mirë: ushqimet marrin në mënyrë delikate aromën e erëzave të përdorura.
•    Një lëng magjik: uji që kthehet nga ushqimet është një koncentrat i vërtetë vitaminash. Kujdes pra, mos e teproni me të!
•    Është pa rrezik: nuk do rrezikoni kurrë të digjni ushqimet…. E shumta, do t’i zieni pak më shumë, por kjo vështirë të ndodhë.

Çfarë duhet për gatimin me avull?

Përveç tenxheres klasike me presion, ekzistojnë edhe mjete shtëpiake të tjera për të gatuar me avull:
Gatuesi elektrik me avull – këto mjete janë të përbëra zakonisht nga dy enë me avull që vendosen mbi një bazë të mbushur me ujë. Zënë vend, por janë shumë praktike dhe lejojnë të gatuhen perimet poshtë dhe peshku sipër, për shembull, apo sasi të mëdha ushqimi duke mbushur mirë të dyja enët. Mund ta përdorni edhe për të ngrohur orizin apo makaronat, pa rrezikuar që të ngjiten.
 Shportë bambuje – kjo enë mbi të gjitha është e bukur për syrin dhe mund të vihet në tavolinë. Pra, është e përshtatshme për ata që duan të kenë një enë, e cila në të njëjtën kohë shërben edhe si pjatë gjelle.
Metodë alternative – tenxhere +kullesë + copë kanavace. Mbështetni kullesën (jo plastike) mbi një tenxhere me ujë të valuar dhe mbulojeni me kanavacë, në mënyrë që të mos dalin avujt jashtë buzëve.

Truket për aroma të mira:

•    Vendos erëza apo bimë të frekëta poshtë përbërësve që do gatuhen
•    Përgatit një lëng më erë të mirë, në vend të ujit dhë shto edhe pak verë të bardhë
•    Fut erëza në ujë
•    Hidh sipër kripë të trashë
Jo të gjitha ushqimet gatuhen mirë me avull, disa janë më të përshtatshme e disa më pak të përshtatshme. Ja cilat janë ushqimet që këshillohet për t’u gatuar më mirë me avull:
•    Të gjitha perimet
•    Të gjitha llojet e peshkut
•    Ravioli
•    Kremrat
•    Disa ëmbëlsira
•    Shpendët
•    Mishi i bardhë: copa të bollshme, cilësi e mirë
•    Ngrohje ushqimesh të gatuara me parë.
Një këshillë e vogël: Mos gatuani në të njëjtën kohë ushqime, të cilat nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin….. do të ishte mëkat që ëmbëlsirat e tua me avull të enës së sipërme të kishin aromën e lakrave që gatuhen në enën e poshtme.

Burimi: Living.al

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles